spot_img
spot_img

Njerëzit zemërohen nga një postim në Instagram-in e Kiara Titos. Arsyeja është Luizi

spot_img

Kiara Tito festoi pardje ditëlindjen dhe Luiz Ejlli i rezervoi një surprizë, duke i kushtuar një performancë të veçantë.

Luizi këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’. Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu një vals me Luizin, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje.

Ndërkohë, personi që menaxhon llogarinë e Kiarës në Instagram ka postuar momentin, por fansat kanë vënë re se Luizi nuk është në video. Pra, Luizi është prerë nga postimi.

Menjëherë njerëzit kanë komentuar dhe e kanë vënë në dukje mungesën e këngëtarit, i cili i bëri edhe surprizën moderatores.

Disa komentues pyesnin se përse Luizi nuk ishte pjesë e postimit, ndërsa të tjerë komentues kanë thënë se Luizi meritonte të ishte pjesë e postimit, sepse mendoi për surprizën.

Ndërkohë, vihet re Luizi nuk gjendet në Instagram-in e Kiarës dhe nuk dihet pse personi që e menaxhon llogarinë nuk e kanë përfshirë këngëtarin në asnjë postim.

Lajmet e fundit