10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Njeriu i besuar i Armand Dukës në FSHF mori 744 milionë lekë nga Klodian Zoto për inceneratorët! Zbulohen fatura të majme

    Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), rezulton të jetë i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta të Inceneratorëve në Shqipëri.

    Arben Dervishaj njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës dhe ai është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së prej dy mandatesh.

    Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorëve, administratorja e koncensionit të Tiranës, Arjola Kodra ka bërë të ditur se një prej kompanive të konsulencës që ka paguar firma e “Integrated Energy BV SPV” është dhe kompania “AVE CONSULTING SHPK”.

    Kjo kompani sipas Arjola Kodrës është supervizore e koncensionit! “Kush është supervizor? Shoqëria “Ave Consulting shpk”. Autori është zoti Arben Dervishaj”, ka thënë Arjola Kodra para Jorida Tabakut.

    Pegesat mujore te Arben Dervishajt si Administrator i AVE Consulting

    Në një hulumtim në databazën e Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se kjo kompani ka si administrator, Arben Devishajn e FSHF-së.

    Mësohet se Dervishaj si njeri i Armand Dukës dhe kompania e tij kanë ofruar shërbime konsulence për kompaninë që cila është vendosur në qendër të skandalit që prej vitit 2018, ku rezulton të jetë kryer dhe pagesa e parë.

    Pagesat qe ka marre kompania e Arben Dervishajt nga Integreted Energy, e Klodian Zotos

    Sipas kërkimeve në listepagesat e Drejtorisë së Tatimeve rezulton se kompania e Arben Dervishajt që në vitin e parë ka marrë nga kompania e Klodian Zotos 5 fatura të majme. Sipas një kalkulimi të këtyre faturave të vitit 2018 rezulton se kompania e krahut të djathtë të Armand Dukës ka marrë vetëm në një vit 131 milionë lekë të vjetar për konsultim.

    Po ashtu pagesat nga “Integrated Energy” kanë vijuar edhe në vitin 2019 më dy fatura, ku rezulton se janë paguar nga Klodian Zoto për Arben Dervishajn rreth 80 milionë lekë të vjetra.

    Ndërkohë që viti 2020 duket se ka qenë vit  “intensiv” konsultimesh, pasi në adresë të AVE Consultim me pronar, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së janë paguar plot 8 fatura të majme nga Klodian Zoto.

    Sipas regjistrit të Drejtorisë së Tatimeve, rezulton se konsultimet e Zotos në adresë të Drevishajt janë derdhur në vlerën e 313 milionë lekeve të vjetra.

    Po ashtu duket se vit i suksesshëm konsutash ka qenë dhe 2021 ku “Ave Consulting”, rezulton të ketë marrë dhe 6 faturat e majme nga Inceneratori i Klodian Zotos. Rezulton se si “dorë të fundit” konsultimesh kompania e Arben Dervishajt ka marrë 218 milionë lekë të vjetra nga inceneratori i Zotos.

    Sipas kalkulimeve, në total kompania e krahut të djathtë të Armand Dukës ka fituar nga inceneratori i Zotos plot 744 milionë lekë të vjetra, ose rreth  744 mijë USD.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit