spot_img
spot_img

Njihuni me ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, që do zëvendësojë Yuri Kim: Flet shqip dhe është ekspert i Rusisë

spot_img

Presidenti i SHBA ka nominuar David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë.

Kostelancik është anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm me gradën Ministër-Këshilltar.

Aktualisht shërben si këshilltar për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtabit të Përbashkët, gjeneral Mark Milley.

Kostelancik ka shërbyer më parë si zëvendës shef i Misionit dhe si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA në Hungari.

Ai ka shërbyer si drejtor i  Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore, drejtor i Zyrës për Çështjet Ruse,  në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve.

Kostelancik ka shërbyer  dy herë në Ambasadën e SHBA në Rusi.

Po keshtu ka shërbyer në Misionin e SHBA në OSBE në NATO, në Tiranë, dhe në Ankara.

Me origjinë nga Illinois, ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, ku fitoi një Master të Shkencave.

Ai gjithashtu mori një diplomë Master të Arteve nga Universiteti i Miçiganit.

Flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Lajmet e fundit