22.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Njihuni me shqiptarin që ofron kafe falas në Suedi për të moshuarit: Do të vazhdoj sa të jenë gjallë…

    Naim Murseli është shqiptari i cili ka hapur një lokal në qytetin e Udevallas në Suedi dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me gjestet e tij humane.

    Ai ka vendosur që në një orar të ditës të japë kafe falas për të moshuarit duke e cilësuar këtë gjest të thjeshtë si sibolik.

    “Në fakt rastësisht ka qëlluar në muajin e shenjtë të Ramazanit, por kjo nismë do të vazhdojë derisa të moshuarit të jenë gjallë. Në atë orë është shtuar numri i klientëve, është përhapur shumë këtu.

    Është një gjest nga ana ime simbolik, i jam mirënjohës suedezëve. Sepse mos harroni që edhe në Suedi ka persona që jetojnë jo në gjendje të mirë ekonomike.

    Unë me familjen time, kemi ardhur në 1992 dhe që nga viti 1995 jetojmë në këtë qytet. Këtu një kafe kushton 3 euro e 40 cent. Kjo gjë që bëj më kushton maksimumi 100 euro në ditë”, u shpreh Murseli për “Abc News”.
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit