11.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

    Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka ngritur shqetësimin për gjendjen sociale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri në “depresion social”.

    Duke folur në emisionin “Off the Record” në A2, Malaj theksoi se ky depresion social i ka kapur të gjitha shtresat e shoqërisë.

    Duke përvijuar këtë argument, Malaj ngriti pyetjen nëse ka vërtet shtresa në shoqërinë shqiptare, duke u shprehur se ajo vet nuk e di cilës shtresë i përket.

    Në rrafshin sociologjik, përtej urisë, apo varfërisë, ende s’kemi atë që quhet norma minimaliste, ende shteti s’e ka nxjerrë minimumin jetik, dhe më pas ta kalojmë në minimumin e zhvillimit, pastaj të vazhdojmë në konkurrencën e ndershme, apo të pandershme“, tha Nora Malaj.

    Kemi një depresion social që i kap të gjitha shtresat, që nga ata që sot janë investitorët strategjikë, që po përfundojnë në SPAK, deri te niveli i rojës, që i është vënë emri dhe që ka marrë disa të ardhura, që s’i ka marrë asnjëherë, dhe thjesht është presta nome.

    Kemi një depresion social për kategorinë e shtresave. Nuk e di cilës shtresë i përkas. Jemi shoqëri e pashtresëzuar. Kemi një shtresë super, që ka bërë disa para dhe ka frikë ta tregojë. Nuk jam kundër të pasurve“, vijoi ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit