12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk besoja në lidhjen e Donaldit me Trixën”, Balina zbulon arsyen

    Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix është ndër më të komentuarat e momentit. Duket se çifti i ka dhënë fund lidhjes që në momentin që aktori doli nga shtëpia.

    Nga ana tjetër, opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku u shpreh mbrëmjen e sotme se nuk ka besuar asnjëherë te lidhja e tyre, pasi kishin një histori mbrapa, referuar këtu raportit me Bora Zemanin.

    “Unë e kam thënë në fakt që në momentin që Donaldi u lidh me Trixën, që ajo ishte një lidhje që unë nuk besoja. Unë nuk besoja në atë lidhje për një arsye të thjeshtë, se ishte një lidhje e krijuar në kushte jo normale.

    Nuk ishte një lidhje, një raport që dy njerëz u panë, u pëlqyen dhe u lidhën aty. Kishte një histori më mbrapa”, u shpreh Balina.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit