18.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk është Egli prezantuesja e “Yjet e Diasporës”, ja cila ish-banore e BBV4 do moderojë spektaklin e talenteve të reja

    Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, po përflitet së fundmi si një ndër emrat e mundshëm për të moderuar dy netët finale të spektaklit “Yjet e Diasporës”.

    Në llogarinë zyrtare të emisionit në Instagram është publikuar një foto me siluetën e një vajze misterioze, shoqëruar me pyetjen: “Cila do të jetë moderatorja e gjysmëfinales dhe finales?”.

    Menjëherë pas këtij postimi, ndjekësit kanë vërshuar me komente, ku shumë prej tyre janë të bindur se bëhet fjalë pikërisht për Eglin, duke parë edhe afrimin e saj me ekranin pas daljes nga BBVIP.

    Megjithatë kurioziteti për ndjekësit është shuar dje, teksa Danja ka konfirmuar në emisionin Wake Up në Top Channel se tashmë ka nisur provat për moderimin e gjysmëfinales së “Yjet e Diasporës”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit