Kryeministri Edi Rama tregon se ka telefonuar për një bisedë me kamer, një të ri të identifikuar si Amarildo Kaçaniku, i cili edhe përse nuk është mbështetës i tij dhe nuk e ka votuar asnjëherë Partinë Socialiste – siç pretendon, në valën e protestën i beson qëllimet e kryeministrit.
“Dhe e mora Amarildon t’ia jap sinjalin që kërkoi në fund të mesazhit të tij”, shkruan Edi Rama teksa ndan mesazhin e Amarildos dhe një fotografi duke biseduar me të në një telefonatë me kamer. Kryeministri shihet i rehatuar dhe me syzet e tij të kuqe.
Më poshtë, mesazhi i të riut Amarildo Kaçaniku, dërguar kryeministrit Edi Rama dhe postuar nga ky i fundit, pas bisedës me të.
Më poshtë, mesazhi i të riut Amarildo Kaçaniku, dërguar kryeministrit Edi Rama dhe postuar nga ky i fundit, pas bisedës me të:
“Pershendetje Z. Rama
Uroj qe ky mesazh t’ju gjeje mire nga nje i ri i ketij vendi.
Po ju prezantohem, Amarildo Kaçaniku, armik i juaji (armik politik sigurisht).
Nuk ju kam votuar kurre dhe kam ne mendje 1 milion e 1 kritika per ju. POR
Kjo protesta sic edhe ju e dini, ka marre per kot dhe as mua njejte si ju spo me pelqen fare, pasi qartazi per nje njeri qe mundohet te kuptoj shkakun qe e sjell pasojen, duket qe turma po perdoret per arsye te tjera dhe jo per te miren e Republikes tone!
Shteti i se drejtes nuk behet ne nje dite, as nje muaj e as nje vit, dhe kte e di mire pasi nga profesioni jam jurist.
Shpresoj qe kjo idiotesi te ndaloj pa sjell ndonje destabilitet , pasi e di fort mire qe historia ka treguar qe ajo qe shitet me zhurme te madhe si shpetim dhe shprese me probabilitet te larte sjell nje te keqe me te madhe.
Nga ana tjeter shpresoj dhe uroj qe ju ta kaloni kete dallge qe po ju vjen nga jashte!
Kur e gjitha kjo te mbaroje (ketu te dergoj edhe urimet e mia qe kjo situate te mbaroje nje ore e me pare), kujtoje “armikun” qe mund ta besh mik per te miren e Shqiperise ,
Me respekt
Amarildo Kaçaniku
PS: Do te me behej qejfi tme linit nje sinjal qe ky mesazh u lexua nga ju”



