spot_img
spot_img

Nuk na mjaftojnë viktimat tona – Edhe një amerikan vetëvritet në Shkodër, pasi kishte vrarë gruan e vet

spot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në burgun e Shkodrës, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.

Sipas njoftimit zyrtar, ai u gjet ende me shenja jete dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Koplikut, por pavarësisht ndihmës së parë dhe përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Saporito, me shtetësi amerikane, ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe mbahej në paraburgim për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, me vendim të Gjykatës së Shkodrës.

Brandon Saporito masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito, të premten e 2 majit 2025.

Sandra Saporito humbi jetën në vendin e ngjarjes, banesën që çifti kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.

Lajmet e fundit