7.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    O Fevzi, e ke bërë emisionin qesharak më keq se ç’je vetë

    Nga Meri Lika

    Kam shumë kohë që nuk e shikoj Fevziun për shumë arsye, por mbrëmë ndërsa e dëgjoja tek Të Paekspozuarit – TPZ.AL, më intrigoi tema dhe pas Yllit e kalova TV tek Klani.

    Vazhdoj t’i qëndroj mendimit se Fevziun nuk duhet ta shikoj më, por ndërkohë kam dhe disa refleksione të miat në lidhje me emisionin dhe temën.

    1- Një gazetar sportiv, i cili edhe pse ka bërë ca lekë dhe ka hapur një agjenci immobiliare, nuk do të thotë se mund të jap mendim për një temë shumë delikate siç është ndërtimi.

    2- Një gazetar sportiv, sado lekë të ketë bërë nuk mund të lejohet të thotë broçkulla dhe të desinformojë publikun në një TV kombëtar duke thënë psh, se një person mori kredi 60.000 euro dhe paguante një këst 30.000 lekë të reja në muaj dhe në fund kredia total i shkoi 62.000 euro.

    Sepse një ekonomist e di që kur kredia jepet në euro edhe kësti është në euro, dhe se asnjë bankë nuk jep një kredi 60.000 euro që për 10 vjet e aq më keq për 20 vjet, të fitojë 2.000 euro. Sepse vetëm duke kryer veprimin e pjestimit kuptojmë sa qesharake është shuma që ka fituar banka, sipas llogarive të gazetarit sportiv.

    3- Në një emision, drejtuesi i tij nuk mund të shkojë i papërgatitur dhe të lejojë përfaqësuesin e shtetit të thotë idiotësira si p.sh, se ndërtimi nuk është sektori më me risk ndërkohë që ligji për pastrimin e parave e klasifikon të tillë.

    4- Kjo pikë është thjesht për estetikën personale të syrit tim. Një drejtues emisioni nuk mund të lëvizë pa asnjë arsye, në mënyrë të pandërprerë para mbrapa, se mua ka filluar më zë emisioni njësoj si trageti në det me dallgë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit