18.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olta Gixhari kërkon largimin e Arbër Hajdarit si opinionist: Dorëzo çelsat po s’e bëre dot

    “Big Brother VIP” nisi rreth dy javë më parë edicionin e tij të dytë dhe të shumta kanë qenë debatet që janë krijuar mes banorëve pse bashkëjetesa e tyre sapo ka filluar. Një vëmendje të madhe në spektaklin e së martës kanë marrë deklaratat Olta Gixharit, e cila ka debatuar ashpër me opinionistin Arbër Hajdari.

    Aktorja ndër të tjera ka thesuar se opinionet e tij janë histori të sajuara. “Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote”, tha Arbëri, gjë që u mohua nga aktorja, “Nuk është fare e vërtetë”. Ndërkohë që në mbrojtje të saj ka dalë edhe Amos: Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.

    Më tej Olta shtoi: Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”. Në një moment Arbëri i është drejtuar aktores duke i thënë që bën “zhurmuesen”, “epitet” i cili nuk i ka pëlqyer aspak aktores, teksa e ka konsideruar si bullizëm.

    Ndërkohë të gjithë banorët janë përballur me sjelljet e tyre të bëra gjatë javës në shtëpi, ku duhet thënë kanë mbizotëruar sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit. Kujtojmë që për shkak të konflikteve me Oltën, Zhaklina la shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke zgjedhur të ndërpresë garën për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit