spot_img
spot_img

Olta Xhaçka nuk pyet për autoritetet policore, 27 gjoba të papaguara në makinë! E ndjek Klosi me 26 gjoba

spot_img

Deputetja socialiste, Olta Xhaçka duket se nuk pyet për autoritetet policore dhe as për ligjet që thyen në vendin tonë me makinën e saj.

Kjo pasi, makina me të cilën Xhaçka lëviz është plotë me 27 gjoba të papaguara.

Në sistemin e gjobave të policisë ajo rezulton si një nga njerëzit me më shumë gjoba të papaguara.

Makina e saj me targa AB 574 JR është gjobitur shumë herë nga policia, të cilat as nuk janë paguar. Sipas të dhënave Xhaçka gjobën e fundit e ka marrë me 4 prill të këtij viti.

Ndërkohë që nëse një qytetar i thjesht do të kishte kaq gjoba ta paguara në sistem, do t’i hiqej direkt leja e qarkullimit deri në shlyerjen të gjitha gjobave.

Pas saj vjen Blendi Klosi.

Në sistemin e gjobave të policisë Klosi rezulton se nuk ka paguar 26 gjoba, një më pak se kolegia e tij, Olta Xhaçka.

 

Lajmet e fundit