spot_img
spot_img

Ori Nebijaj pranon mandatin e deputetes, do të zëvendësojë Grida Dumën

spot_img

Tashmë është zyrtare dhe moderatorja Orjela Nejijaj mund të quhet deputetja më e re e Kuvendit të Shqipëri.

Ajo ka firmosur ditën e sotme formularin e pranimit të mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të zërë në Kuvend vendin e lënë bosh nga Grida Duma, e cila u largua nga politika për një projekt televiziv.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqsoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë.

Formulari gati për tu dorëzuar nesër”, shkruan ajo.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, Nebijaj garoi nën siglën e PD-së në Qarkun e Tiranës, ku renditej e 18-ta në listë dhe arrit të merrte 5606 vota preferenciale.

Ajo rezultoi një ndër gratë dhe vajzat me më së shumti vota nga kandidatet e PD-së në listat jo fituese.

Deri më sot, Orjela Nebijaj ka moderuar disa programe televizive, ku së fundmi ishte moderatorja e emisionit “Përputhen”.

ZYRTARE/ Ori Nebijaj pranon mandatin e deputetes, do të

Lajmet e fundit