spot_img
spot_img

Ornaldo Rakipi po rritet

spot_img

E sulmuan qysh në fillim si “djalin e babait”, e paragjykuan se nuk dinte të bënte asgjë në jetë përveç shpenzimit të parave…

Ornaldo është djali i Qifes dhe ndihet krenar por është dhe djali i një mësuese të nderuar e ndihet krenar dyfish.

I mirëarsimuar jo me diplomë kristalore por nga një universitet publik, i ri në politikë që më tepër dëgjon e pastaj vepron, i kudogjendur në zonën e tij elektorale dhe kontribues  i vullnetshëm në kuvendin e Shqipërisë.

Prisnin të gjithë një Ornaldo gangster që kërcënon, xhirron gomat e makinave të shtrenjta rrugëve, tenderos paratë publike, abuzon me ligjin… por u zhgënjyen.

Modest në të jetuar, miqësor dhe i komunikuesshëm jo vetëm brenda parlamentit dhe partisë, i çliruar nga ngërçi i biografive ky djalë sjell sot modelin sesi një individ duhet të vlerësohet nga kontributet personale e duhet të gjykohet nga puna e tij.

Pavarësisht sulmeve dhe cinizmit Ornaldo Rakipi mbetet pjesa qytetare e politikës tonë dhe duke u rritur më tepër, më tepër do rrezatojë mirësi, edukatë dhe ndërgjegje.

Lajmet e fundit