spot_img
spot_img

“Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë…” – Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

spot_img

Analisti Ilir Demalia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për 51 ditë protestë të qytetarëve.

Demalia tha se ka dy rrugë për të përmbysur qeverinë, ose revolucioni i vërtetë i gijotinave, ose nëpërmjet procesit politik në Parlament.

“Unë mendoj që protesta në rradhë të parë nuk filloi nga hiçi. Them se ka patur disa duar që e kanë organizuar këtë protestë dhe u gjet një shkak. Ishte e drejtë, filloi me tërheqjen zvarrë të personit në Zvërnec dhe rrethimi që i ishte bërë Zvërnecit dhe mos transparenca e qeverisë.

U gjet ky shkak dhe shumë mirë. Pastaj u kthye gjoja në protestën e flamingove. Por që ditën e parë dhe deri tani, nuk kam parë qartësi te kjo protestë. Nuk kam parë që kanë projekt, plan, ideologji. Ka edhe me perçe, edhe me minifunde, është një konglomerat që u zhbë dhe ngelën ata, që kushdo e merr mikrofonin. Gjithëkush ka të drejtë, por ka edhe një filtër, pasi degradon protesta dhe çdo gjë tjetër, siç ka degraduar Parlamenti dhe politika.

Edhe vetë këta që shkojnë në protestë. Ja po i sjellim këta që kanë bërë Kuvendin, por ç’të drejtë kanë këta që thonë përfaqësojmë vendin?  Duke iu referuar historisë tonë, të gjitha protestat çfarë rezultati kanë dhënë? Ja ku jemi, rezultati i kësaj. Ishte diktaturë dhe nuk e rrëzuam ne komunizmin. Ky sistem nuk aplikohet, pasi sistemi ky është, kapitalist.

Si do ta zgjidhë protesta? Dy janë rrugët, ose revolucion… Kanë dy muaj që thonë revolucion. Historia e revolucioneve nuk ka bërtit me orar kinemaje, por kanë bërë kryengritje, kanë bërë revolucionin, kanë bërë gijotinat në shesh, kanë marrë Kremlinin atje. Ose do ta marrin me revolucion, të hyjnë në kryeministri të hedhin Ramën nga kati tretë, ose do të shkojnë nëpërmjet rrugës politike, në Parlament.

Avokat Ngjela thoshte kam qenë katër herë kryeministër në burg, qeveri mund të bëjnë sa të duan këto. Ne mundohemi të gënjejmë veten, po nuk u ballafaquam me vetëveten, nuk kemi pluralizëm, demokraci, të fillojmë të ndërtojmë që nga A-ja”, deklaroi Demalia.

Lajmet e fundit