11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pacipësi në ditë qameti: Denari si dollari

    Nga Bledi Mane

    Ky është Denar Biba, kryetari i Autoritetit Kombëtar të Konkurencës.

    Ky institucion që kontrollohet nga parlamenti është krijuar të funksionojë si rregullator në ditët e qametit si këto tani.

    Denari bashkë me stafin dhe strukturat e tij duhet të ishte çdo mëngjes pa njoftuar askënd duke kontrolluar blic sasinë në depozitat e karburanteve në Porto Romano e në magazinat e grosistëve të miellit e të vajit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë.

    Duke kontrolluar çmimet në pikat ku shitet nafta e benzina me pakicë, në furrat e bukës, në supermarkete…

    Por Denari dhe institucioni i tij nuk duket asgjëkundi se i kanë mbuluar grosistët dhe oligarkët me paratë e çmimeve artificialisht të rritura dhe ndaj heshtin.

    Heshtin ndërkohë që ne nuk kemi parë gjë akoma…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit