spot_img
spot_img

‘Paga minimale 34 mijë lekë’, Rama prezanton paketën e krizës: Rritje për punonjësit e administratës dhe Policisë së Shtetit

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën antikrizë, nisur nga situata ekonomike dhe rritja e çmimeve.

Rama tha se do të rriten pagat për administratën, indeksohet me 7.5% pagesa për personat me aftësi të kufizuara,10% rritje ndihma ekonomike, dyfishim i saj për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Po kështu paga minimale shkon në 34 mijë lekë.

Do  të vijojmë programin e rritjes së pagave si është paralajmëruar për sektorët prioritarë, me buxheti dhe afatin e vitit të ardhshëm pasi rritëm me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët mjekët infermierët mësuesit, do i rrisim përsëri.

Ndërkohë që sot me ndërhyrjen e dytë dhe me një paketë afatmesme do rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e Shtetit dhe për Policinë e Burgjeve.

Ndërhyrja tjetër rritja dhe një herë e pagës minimale nga 32 mijë lekë në 34 mijë lekë, nuk do ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në Republikën e Shqipërisë, e më këto ndërhyrje besojmë se i kapërcejmë paketat e natyrës, një pako për 2-3 muaj e pastaj ska tjetër e krijojmë një bazë të rëndësishme të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë, mos rënien dramatike të fuqisë blerësë, por përkundrazi vijimin e një lëvizje në ekonomi.

Vijojmë me të njëjtën qasje mbëshetje për naftë pa taksa për fermerët, rrisim financimin, mbështetje për TVSH e peshkimit, rrisim financimin, mbështetja për mos prekjen për cmimin e biletës së transportit‘, Edi Rama.

Lajmet e fundit