Bashkëshorti i stilistes së njohur, Diane von Fürstenberg, Barry Diller, ka dalë hapur si homoseksual. Biznesmeni dhe stilistja ishin së bashku për më shumë se 50 vjet, 24 prej të cilave kanë qenë të martuar.
“Ne nuk jemi vetëm miq. Thënë thjesht, ishte një shpërthim pasioni që zgjati me vite. Po, mua më pëlqejnë burrat, por kjo nuk bie ndesh me dashurinë time për Dianën.
Nuk mund t’ia shpjegoj as vetes, as botës. Na ndodhi të dyve, pa motivim dhe pa u përpjekur ne.
Në një mënyrë universale, ne ishim të destinuar për njëri-tjetrin.”, shkruan Diller në një fragment nga artikulli i tij autobiografik.
Lidhur me seksualitetin, ai shkroi se “identitetet janë shumë më fluide dhe natyrale, pa këto kufij të përcaktuar në mënyrë strikte të shekullit të kaluar”.