19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas daljes nga BBV, Beatrix Ramosaj ka dy fjalë për Fifin

    Beatrix Ramosaj ka qenë një na banoret më të komentuara të formatit “Big Brother VIP”, ku përveçse është kritikuar, ka patur edhe një mbështetje të madhe nga personazhe të njohur të ekranit.

    Një ndër to ka qenë edhe ish-banorja, Fifi, e cila i ka qëndruar shumë pranë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Për këtë arsye, Beatrix i ka dedikuar disa fjalë të ndjera në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka shkruar se Fifi është i vetmi person që ende shqetësohet për të dhe familjen e saj.

    “Nga emocionet kam harruar të kujtoj Fifin, njeriun që më ka mbështetur me zemër nga jashtë edhe brenda shtëpisë BBV, i vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqenien time dhe të familjes time. I love you Fifi”, ka shkruar Beatrix.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit