14.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas iranianëve dhe afganëve, Rama fton dhe nigerianët në Shqipëri: Ejani këtu, të gjeni shpëtim

    Kryeministri Edi Rama thotë se është i gatshëm të strehojë edhe nigerianët në Shqipëri.

    Nga Antalia, ku mori pjesë në Forumin Diplomatik, Rama tha se të gjithë nigerianët që ikin nga konfliktet në vendin e tyre, janë të mirëpritur në Shqipëri.

    Madje shtoi se vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë.

    “Vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë. Si mund ta shpjegosh atë që ndodh me nigerianët në kufi, që po përpiqen të dalin?

    Sapo u shkruajtëm autoriteteve nigeriane dhe u thamë të vijnë në Shqipëri, mund të vaksinohen tek ne.

    Është vërtetë është fyese për traditën tonë që të shohim këto lloj ndasish. Po Afganistanin e patë?

    I lamë plotësisht të ekspozuar dhe tani u duhet të përballen për jetë a vdekje. Ndjehem i turpëruar kur thonë që Shqipëria sa mirë e ka bërë, hapën dyert për afganët.

    Kjo është e tmerrshme, sepse kjo duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë. E vërteta është shumë e rëndësishme, të përballemi me të vërtetën. Të mos braktisim askënd,”- tha Rama ndër të tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit