spot_img
spot_img

Pas kaq shumë kohësh, Rudina Dembacaj flet hapur për ndarjen nga Eduart Grishaj!

spot_img

Rudina Dembacaj, gjatë një intervistë ka rrëfyer disa detaje rreth fejesës së saj me ish-partnerin Eduart Grishaj, i cili është i martuar me moderatoren Arbana Osmani.

E pyetur rreth marrëdhënies së përfunduar shumë vite përpara, aktorja dhe moderatorja u shpreh se nga ajo romancë nuk mban mend asgjë përveç se familjen e tij, që sipas saj i ka lënë një shije të mirë.

“Të betohem që nuk mbaj mend asgjë. Pi 4 kokrra omega, 3 në ditë dhe jam shumë rëndë me memorien. Më ka lënë një shije shumë të mirë familja e tij. Kam qenë shumë e vogël,” u shpreh ajo në “Andale”.

Ndër të tjera Rudina me humor shtoi se:

“Mua s’më vihet faj, se ndërro burrë, ndërro burrë më është bllokuar memoria” duke sjellë në vëmendje edhe njëherë fundin e martesës me Aleksandër Varfaj, me të cilën ka edhe vajzën Viktoria, dhe celebrimin me ish-deputetin, Mark Frroku.

Lajmet e fundit