15.5 C
Tirana
E martë, 14 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pas martesës, një tjetër hap i madh: Blero dhe Eronita në pritje të ëmbël

    Një lajm i gëzueshëm vjen nga showbiz-i shqiptar: këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Çifti ka zgjedhur ta ndajë këtë moment të veçantë përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një foto simbolike me atlete të vogla, të shoqëruar me mesazhin “Fëmija po vjen…”, që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

    Ky hap i ri në jetën e tyre vjen pak kohë pas kurorëzimit të dashurisë me martesë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të rëndësishme për çiftin. Për Eronitën, kjo do të jetë eksperienca e parë si nënë, ndërsa për Bleron një kapitull i ri në jetën familjare, duke qenë se ai është tashmë baba i një vajze nga një lidhje e mëparshme.

    Lajmi është pritur me shumë entuziazëm në rrjet, ku fansat dhe miqtë kanë reaguar me urime dhe komente pozitive. Prej kohësh në qendër të vëmendjes për historinë e tyre, Blero dhe Eronita duket se po jetojnë një nga momentet më të bukura të lidhjes, duke u përgatitur për ardhjen e një anëtari të ri në familje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit