spot_img
spot_img

“Paskam pritur 33 vite për të” – Motra e Bes Kallakut flet për të dashurë e re të tij: Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë!

spot_img

Ana Kallaku është së fundmi në qendër të vëmendjes në media dhe rrjetet sociale, pasi ka folur hapur për raportin me partneren e re të Bes Kallaku.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram, Ana ka ndarë disa detaje për marrëdhënien që ka krijuar me Ejona, duke treguar afeksion dhe mbështetje të plotë për lidhjen e tyre.

Ndjekësit e kanë pyetur moderatoren për raportin me Ejonën, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë e drejtë dhe e sinqertë.

“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën. Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të,” ka shkruar ajo.

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime dhe kuriozitet te ndjekësit, të cilët kanë pyetur nëse çifti do të vendosë të shfaqet publikisht në të ardhmen.

Ana ka sqaruar se zgjedhja për të qëndruar larg vëmendjes mediatike i përket vetë Ejonës, e cila do të ruaj privatësin e saj.

“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar,” ka shkruar ajo.

“Paskam pritur 33 vite për të”, Ana Kallaku flet për

Lajmet e fundit