spot_img
spot_img

PD humbet brenda ditës dy deputetë

spot_img

Demokrati Alfred Rushaj ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Rushaj pasi dha dorëheqje si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, ka hequr dorë edhe nga mandati i deputetit.

Këtë vendim ai e ka marrë për shkak të angazhimeve personale. Rushaj pritet ta zyrtarizojë dorëheqjen nga mandati i deputetit ditën e martë.

Pavarësisht se ka qenë deputet, prej kohësh ai nuk ka qenë aktiv në politik apo Kuvend. Rushaj u zgjodh si deputet në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Qarkun e Tiranës ku arriti të marrë 2334 vota.

Sot u raportua s dhe Grida Duma do heqë dorë nga mandati i deputetes, pasi do i hyjë gazetarisë.

Ajo do drejtojë një emision në Top Channel çdo të hënë dhe të enjte.

Lajmet e fundit