10.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “P***ë e sëmës, mua e socialistët më kanë kërcënuar me numrin e tyre”, Miri merr me privat Ilir Vrenozin: Unë s’të njihja! Te fotoja e “West Side Family” thoja Landi, Dr. Flori dhe ky i treti

    Ish-banori i “BBVA5” i njohur dhe si demokrat i flaktë, Ilir Vrenozi ka reaguar sërish në lidhje me përplasjen e ashpër me Mirin pasi ky i fundit e ka akuzuar se nuk ka marrë mbështetjen e tij për fitoren e reality show ku dyshja ishte pjesë.

    Pas reagimit të bërë paraditen e sotme që bëri xhiron e rrjetit, pasi Vrenozi iu kundërpërgjigj Mirit me fjalë banale, demokrati ka zbuluar se finalisti i “BBVA5” e ka telefonuar me numër privat në përpjekje për ta shantazhuar.

    “Tani më merr me numër privat Miri. Filloi ky tani. Vdekjen e dija po të dija humbjen e Mirit, kjo nuk është e  sigurt. Që sa doli nga finalja më ka ardhur me gisht duke më thënë ”Aaa ti ti…”. Unë thashë ç’ke more” tha Vrenozi në reagimin e tij të dytë në lidhje me përplasjen me Mirin të bërë pasditen e sotme.

    Më tej Vrenozi e cilëson Mirin si mashkull pa burrëri, i cili po përpiqet dhe ta kërcënojë dhe të fshihet. Ndërsa solli në vëmendje kërcënimet e marra nga socialistët, për të cilët tha se ata e kanë marrë direkt me numër, ndaj Vrenozi nuk i trembet Mirit që përpiqet ta kontaktojë me numër privat.

    “Ik na lër rehat në hallet që kemi. Shiko punën tënde. Mua më kanë marrë me numër privat socialistët ore, më kanë kërcënuar e çfarë s’më kanë bërë vite më përpara more. Do të thyejmë këmbën, do të thyejmë këtë, do të thyejmë atë. Ooo ti s’më njeh fare mua more. O Rim strategu. Prapë të kam respektuar. Çfarë ke me mua more. Çfarë borxhi të kisha unë të të mbështesja ty mor mut?” shtoi më tej Ilir Vrenozi.

    Në përmbyllje të reagimit të tij, ish-banori i “BBVA5” ironozoi karrierën muzikore të Mirit duke thënë se ai as nuk  dinte ekistencën e tij si këngëtar.

    “Unë s’të njihja ty për shpirt të nënës. Seno më tha mua është Miri i West Side Family. E në rrjet del fotoja e grupit: Landi, Flori e ai tjetër. Unë s’të njihja fare, tani merret me mua” tha Vrenozi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit