spot_img
spot_img

Pëllumb Pilinci: Spiropali më erdhi në zyrë me bluzën pis

spot_img

Pëllumb Pilinci thotë se Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Olta Xhaçka i kanë vajtur në zyrë, para se të nisnin lëvizjen e Mjaftit.

Ai thotë se i kanë kërkuar ndihmë atij.

Por më pas, sipas Pilincit, pasi morën pushtetin, shumë politikanë filluan të bëjnë operacione plastike me paratë e shqiptarëve.

“Spiropali më ka ardhur në zyrë në 2000, edhe Veliaj dhe një korçarja jote, Olta Xhaçka, te hotel ‘Rogner’, se unë thërrisja të rinjtë për t’u futur.

U thashë të fillojnë organizimin. Para se të fillonin me Mjaftin.

Spiropali është intelektuale, është socialiste, ka filluar ka kohë.

PD dhe PS nuk do të ekzistojnë më.

Ky është qëllimi i Spiropalit. Pavarësisht se i thoshte Skënderbe, janë lajka.

Më ka ndjekur mua. Jam i gatshëm për ta ndihmuar. Para se të hyjë në themelin e kësaj.

Këtë veshje ka pasur kur më ka ardhur mua. Madje më pis.

Këta kanë bërë operacione me paratë e shqiptarëve. I pret burgu”, tha ai për CNA.

Lajmet e fundit