Ish-ministri Arben Malaj, edhe pse ka dalë në pension, thotë se vitin e ardhshëm do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në qytetin e Vlorës.
“Shërbimi i fundit që dua të bëj, pasi kam dalë në pension, është që të kandidoj për kyetar bashkie i pavarur për qytetin e Vlorës, ku linda u rrita, ku gjeta mbështetje dhe dashamirësi”.
Malaj prej disa muajsh ka nisur kritikat ndaj PS dhe Edi Ramës, edhe pse ka qenë ministër në kohën e socialistëve.



