spot_img
spot_img

Për herë të pare unë jam me hajdutin ordiner!

spot_img

Nga Mentor Kikia

Faleminderit qe zbuluat hajdutin qeveritar!

Nuk di se cfare duhet te ndodhe me ne kete vend per ta quajtur llumin e llumrave!
Lajmi ketu nuk eshte se nje pastruese vodhi 500 apo 600 mije Euro dhe shume bizhuteri, ne shtepine ku punonte. Por qe e zonja e shtepise, qe kishte kaq shume para cash e bizhuteri, ishte nje zyrtare e larte e qeverise.

As me pak e as me shume, por Alda Klosi, ish- drejtoreshe e Koncesioneve, kur jane dhene edhe koncesionet e inceneratoreve, dhe shefe kabineti e Arben Ahmetajt, ne cdo ministri ku ai ka drejtuar.

Pikerisht kjo zyrtare mbante ne shtepi kaq shume para. Dhe policia nuk guxon tia permende as emrin e as inicialet ne njoftimin e saj.

As adresen, vetem rrugen ku banon.

Ky eshte skandali, pastruesja hajdute duhet falenderuar qe e zbuloj kete skandal.
Pasi prokuroria deri tani, per inceneratoret, nuk kishte guxuar ti afrohej asnje njeriu qe kishte lidhje me Arben Ahmetajn.

Zoterinj prokurore, ja ku e keni nje hajdute.

Jo pastruesen, por drejtoreshen dhe shefen e kabinetit te ministrit.

Lajmet e fundit