13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Për Monikën, Rama është më i ndershëm se Basha

    Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur ashpër për ish- aleatin e saj, Lulzim Basha, duke e konsideruar “një mbetje të Edi Ramës”, të cilën edhe ky u fundit e shiti kur e kuptoi se po humbiste pikë në opinionin publik.

    Monika Kryemadhi: Ky zotëria (Basha) çfarë është? Nuk është instrument i politikës së vjetër? A është politika re? Porti i Durrësit? Më mirë mbetje e një populli opozitar, sesa mbetje e Edi Ramës.

    Më i ndershëm është Rama se sa Lulzim Basha, që thotë më hap derën se po më vrasin, ti hap derën dhe ai të ngul thikën. Po të ishte demokrat ky, të bënte primaret.

    Ti do të merremi me një mbetje të politikës së Ramës?

    Atë e shiti Edi Rama, sepse po e tërhiqte në negativitetin e opinionit publik. Çdo reagim i njerëzit është negativitet. Ne prapë kemi gabim, kemi një orë që flasim për një mbetje të politikës së Edi Ramës”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

    Kryemadhi tha se në partitë shqiptare nuk ka demokraci, duke shkaktuar një debat të fortë me Ylli Rakipin, që tha se një gjë e tillë ndodh edhe në LSI.

    Ylli Rakipi: Po pse keni ju demokraci? Ikën burri dhe lë grua kryetare partie… Demokraci është kjo?

    Monika Kryemadhi: Midis meje dhe Ilir Metës, ti diskuton karrierën time politike, që nuk e meritoj unë? Ti kërkon të më intimidosh.

    Unë kam hyrë në PS përpara të gjithëve. Mos më konsidero mua burrë dhe grua… Unë e kam për nder që jam gruaja e Ilir Metës.

    Ylli Rakipi: Ju partitë i keni pronë.

    Monika Kryemadhi: Pse ju emisionin “Të Paekspozuarit” e keni pronë?

    Ylli Rakipi: Po e kam të regjistruar.

    Monika Kryemadhi: Po ju jeni producenti por frekuencat janë të publikut.

    Ylli Rakipi: Po patjetër, ndaj po ndeshemi ne të dy. Unë jam gazetar, ti politikane.

    Monika Kryemadhi: Ti më bullizove mua, më more erëzin.

    Ylli Rakipi: Jo moj, ti ke më shumë kontribute se Meta në LSI.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit