24.5 C
Tirana
E enjte, 25 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përfliten se janë ribashkuar, ky detaj zbulon se si qëndron raporti mes Borës dhe Donaldit

    Prej disa ditësh po përflitet për një ribashkim të mundshëm mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Ndonëse shumë nuk besuan lajmin se Donaldi kishte shkuar në shtëpinë e moderatores, “provat” e reja hedhin më shumë dritë mbi atë që përflitet.

    Ishte një ndjekës i blogerit Olti Curi që tregonte se ”Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30 drejt Vjenës, kurse Bora në 14:30!”, duke shtuar dyshimet se dyshja ndodhen bashkë në Austri. Qarkulluan gjithashtu spekulime se ata janë parë së bashku në Vjenë.

    Bora postoi gjithashtu një video krah një vajze që tregonte se ndodhej në Vjenë ndërkohë që Donaldi nga ana tjetër, ndau një postim se do të performonte atje. Mirëpo, fansat kanë vënë re një tjetër detaj, për të cilin besojnë se tregon shumë për raportin mes dyshes.

    Bora Zemani vazhdon të ndjekë në Instagram nënën e Donaldit. Nuk dihet nëse moderatorja e ka pasur follow dhe më para dhe nuk e ka fshirë pavarësisht asaj që ndodhi me djalin e saj. Megjithatë, ky detaj hedh dhe më shumë dyshimet se dyshja është ribashkuar pavarësisht gjithçkaje në BB VIP.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit