spot_img
spot_img

PERGJIMET e 21 janarit: Bëni armët gati, kur t’ju them unë qëlloni në trup

spot_img

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar në 12-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve të 21 janarit, disa përgjime të papublikuara më parë.

Aty dëgjohet qartë urdhëri për të goditur protestuesit në trup, pra për t’i vrarë.

Zbulimi i këtyre përgjimeve ka rëndësi se rrëzon përfundimisht alibinë se vrasjet ishin rastësore.

PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr

Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat

Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka rënë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrarë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?

260 i Luanit: Ju dëgjoj

I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?

202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.

Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.

Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova

Ndrea Prendi: Artan më dëgjon

Artan Hoxha: Dëgjoj

Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem

I panjohur: 260 e Luanit?

I panjohur: Luani 3

Lajmet e fundit