11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Perla e ditës: Opozita akuzon Ramën se po iu vjedh Luiz Ejllin

    Ish-deputeti Nard Ndoka deklaroi se kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, ka ftuar për fushatë këngëtarin Luiz Ejlli, i cili aktualisht është pjesëmarrës në një reality show.

    Ndoka i revoltuar u shpreh se kandidati kishte bërë një status në rrjetet sociale, ku e ftonte për bashkëpunim.

    “Ky, më thanë, e ftoi kandidati i Ramës për bashkëpunim. Bëri një status kandidati i Rilindjes, e ftonte, kemi bashkëpunuar i thoshte Luizit, të pres për bashkëpunim. Nuk është se po e fundos Ramën, Rama këtë stil ka.

    Një njeri duhet që të japë mesazhe, kjo është puna e tyre, jo batutat. Këto kopjojnë modele jo të mira, përcjellin mesazhe jo edukative. Rama megjithëse është kryeministër, këtë stil ka”, theksoi ai.

    Opozita e konsideron të vetin Luiz Ejllin, pasi ai ngriti dhe një dolli për Berishën.

    Ndaj dhe janë revoltuar se ai mund t’i tradhtojë për PS-në.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit