Donald Veshaj shpresoi fort deri në fund se do ta fitonte ai cmimin e madh të Big Brother VIP dhe në momentin kur Arbana shpalli Ilirin fitues, zhgënjimi në fytyrën e aktorit, edhe pse për pak caste, u lexua qartë.
Iconstyle pretendon se paskësaj, vëllai i tij binjak Romeo ka pasur një përplasje me produksionin. Madje thuhet se vëllezërit dhe Trixa kanë refuzuar të shkojnë në festën që u zhvillua në përfundimin e spektaklit me ish banorët e tjerë.
Në pikëpyetje thuhet të jetë edhe emisioni që Donaldi dhe Romeo do të kishin në Top Channel, “Më lër të flas”. Në profilin e Romeos në Instagram duket se është fshirë videoja promo e tij, megjithatë ndoshta është shpejt për të dalë në përfundime e duhet të presim dhe të shohim cdo të ndodhë!