spot_img
spot_img

Petrit Vasili alarmohet për Arbana Osmanin: Çfarë turpi, çfarë nivel mizerabël i konkurrentes

Sot Shqipëria u zgjua “e nxehtë”, jo për ndonjë reformë madhore apo ngjarje të fortë, por për një fjalë të vetme që bëri më shumë zhurmë se çdo program politik dhe ngjarje e rëndësishme: Fjala “kuçkë”.

Gjatë transmetimit të spektaklit, konkurrentja e Ferma VIP 3, Fabiola Elezaj iu drejtua prezantueses së programit Arbana Osmani me fjalën kuçkë.

Videot e atij momenti janë bërë virale dhe të shumtë janë personazhet që kanë reaguar.

Petrit Vasili, ish- deputet dhe ish- ministër, i cili duket se ndjek me përkushtim zhvillimet e reality show-ve shpërtheu i alarmuar në rrjete sociale: “Çfarë turpi, çfare niveli mizerabel i konkurrentëve në Ferma Vip 3“.

Si është e mundur që dikush me një gjuhë të tillë konsiderohet “VIP”, njësoj si edhe Mimoza Ahmeti, me dekada kontribut në letërsi dhe botime në Europë”, pyet Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Çfare turpi, çfare niveli mizerabel i konkurenteve ne Ferma Vip 3.

Shihni me çfare gjuhe te neveritshme i drejtohet kjo konkurente te mirenjohures Arbana Osmani.

S’kane faj jooo, sepse Vip konsiderohet edhe kjo qe flet me kete gjuhe ordinere dhe s’e njeh kush, edhe Mimoza Ahmetdi, qe eshte shkrimtare prej 40 vjetesh dhe librat i botohen ne Europe.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit