12.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Piktori shqiptar që i shiti pikturën Ronaldos

    Agron Hoti është një piktor i përmasave të mëdha. Artisti shqiptar, i cili prej 20-vjetësh ushtron profesionin në Verona të Italisë, foli në Dita Jonë mëngjesin e së enjtes mbi pikturat e tij me sipërfaqe të madhe.

    Hoti zbuloi se dy vite më parë, Ronaldo, ylli i futbollit, i ka blerë atij një pikturë teksa kishte shkuar në Verona me Juventusin për një ndeshje të Serie A. Ai thotë se tabloja e radhës është për Ibrahimovic.

    “Ronaldo më ka blerë në pikturë, ndërsa në pritje të tablosë është edhe Ibrahimovic. Unë jam tifoz me Milanin dhe ai po e pret me padurim realizimin. Piktura është një përmbledhje e 5 Champions që ka fituar Ronaldo, janë të gjitha brenda. Ishte emocionuese.

    Ai e bleu pikturën në momentin kur Juventusi erdhi të luante ndaj Veronës, por ishin rregullat e rrepta për shkak të pandemisë në atë kohë dhe nuk munda të afrohesha më shumë se 3 metra”, rrëfen piktori shqiptar Agron Hoti.

    Në fund, ai shpalosi edhe ëndrrën e tij. “Jemi në përfundim të burokracive. Unë do të realizojë një pikturë 8 mijë metra katrorë, në stadiumin e Riadit, ku do të jenë prezentë yjet e futbollit botëror”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit