19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pjesë e “Grande Fratello”? Ilir Shaqiri zbulon si qendron e vërteta

    Ilir Shaqiri u shpall fituesi “Big Brother VIP” në 18 shkurt, ku mori me vete plot 100 mijë euro.

    Prej asaj dite, ai është shumë aktiv në media, ku jep herë pas here intervista. Më e fundit ka qenë në “A Show”, ku ndër të tjera Iliri u pyet nëse kishte në plan të merrte pjesë në “Grande Fratello VIP” në Itali.

    Balerini zbuloi se është duke folur për tu bërë pjesë e tij por, ende nuk e ka vendosur nëse do marrë apo jo pjesë.

    “Grande Fratello nuk e kam ndjekur shumë. Njoh shumë artistë që kanë qenë pjesë e tij. Unë sot isha duke folur për të marrë pjesë.

    Nuk është një ide që më çmend nga gëzimi sepse atë që doja e arrita.

    Të bashkëjetosh katër muaj me bashkëkombasit e tu dhe ta bësh këtë gjë me njerëz që nuk janë shqiptarë janë dinamika të ndryshme”, tha ndër të tjera Iliri.

    Kujtojmë që më herët Shaqiri ka treguar se një nga dëshirat e tij është të hap një shkollë baleti në Shqipëri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit