Analisti Artan Hoxha, duke komentuar lejet për kulla 16 katëshe në bashkinë e Himarës, që do të golemizojnë edhe Jugun, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se projekti më i madh i Ramës do të jetë në bregdetin e Borshit, sepse ka një vijë bregdetare të gjatë dhe është i pazhvilluar.
“Ky projekt është nisur nga rrugët e bardha, Drimadhes, Jala dhe më poshtë. Projekti më i madh do të jetë në Borsh se ka vijë bregdetare 5 kilometra dhe është e pazhvilluar.
Unë e prisja të ndodhte kjo kur kryeministri e kërkoi me çdo kusht bashkinë e Himarës dhe çoi aty Vangjel Tavon që është edhe biznesmen.
Unë prisja kulla edhe më të larta, se kryeministri tha se tokë s’kemi, ajër kemi plot”- tha Hoxha.



