17.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Plot 18 mijë euro; Arbana Osmani zgjodhi fustanin luksoz për natën finale të “Festivalit të Këngës”!

    Arbana Osmani ishte nën drejtimin dhe moderimin e edicionit të 61 të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili mbrëmjen e kësaj të enjte pati finalen e madhe, ku triumfuan Elsa Lila, si fituese e Festivalit, dhe Albina Klemendi, si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision.

    Në festivale të këtij niveli padyshim që një vëmendje të madhe marrin edhe veshjet që personazhet e njohur zgjedhin. Dhe padyshim që fustanet e Arbana Osamnit në këtë rast nuk mund të kalonin pa u vënë re. Për natën finale të Festivalit Osmani kishte zgjedhur një fustan të zi, bust, klasik i Valentino i cili ka kushtuar plot 18 mijë euro.

    Një shifër marramëndese kjo për një vend si Shqipëria por i denjë për një Festival siç është i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Arbana Osmani ka spikatur vazhdimisht për zgjedhjet e shtrenjta në veshjet e saj skenike, edhe në këtë rast nuk mund të ndodhte ndryshe. Në të katërta netët e Festivalit ajo ka zgjedhur veshje të markave luksoze.

    Në natën e parë Arbana u shfaq po ashtu me një veshje të Valentino ngjyrë rozë, me fustan, streçe dhe taka të së njëjtës ngjyrë, e cila i ka kushtuar 4110 euro, ku 2 900 euro i kushtoi fustani, 260 euro streçet dhe 950 këpucët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit