Duket se TikTok-u po bëhet gjithnjë e më shumë vendi ku njerëzit nuk postojnë deklarata zyrtare, por lënë “shenja”. Postimet e fundit të Samanta Karavellës i kanë bërë ndjekësit të mendojnë se këngëtarja mund të jetë ndarë nga partneri i saj.
Në një video të publikuar në TikTok, Samanta shfaqet me mbishkrimin: “Nuri i ndarjes”, ndërsa videoja shoqërohet edhe me frazën: “Revenge glow up. Vajza, duhet të shoh videot tuaja.”

Ndërkohë, në një tjetër postim ku këngëtarja luan me një filter në TikTok, shkruan: “Kur ata mendojnë që po i këndon ish-it, ndërkohë unë…”.

Samanta nuk ka bërë ende një reagim apo konfirmim publik për një ndarje të mundshme, por ndjekësit janë bindur se diçka ka ndryshuar.

Në prill të vitit 2025, këngëtarja u bë nënë për herë të parë, pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Gia Rose. Samanta dhe partneri i saj, i cili nuk është shqiptar, jetonin në SHBA.

Në intervistat e mëparshme, ajo ka folur shpesh për këtë kapitull të ri të jetës, shtatzëninë, bashkëjetesën.
Tani për tani, mbetet për t’u parë nëse këto postime janë thjesht humor TikTok-u, formë për të promovuar këngën e saj të re apo mënyra më moderne për të thënë “jam sërish single”.



