spot_img
spot_img

Protestuesi flamingo alarmon Policinë, alarm të rremë për bombë në shkollën “Edith Durham” në Tiranë

spot_img

Një alarm për bombë në shkollën “Edith Durham” në qendër të Tiranës ka mobilizuar menjëherë strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Antiterrorit. Duke qenë se sot është dhe dita e parë e shkollës, janë kryer kontrolle në të gjithë godinën.

Oficerët nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë. Menjëherë, ka nisur puna për identifikimin e personit që ka dhënë alarmin në sallën operative dhe ai ka rezultuar se ishte Edmond Jatagani.

Shërbimet e Policisë së Tiranës dhe oficerët e Antiterrorit e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, i cili akuzohet si autor i dyshuar i alarmit të rremë për bombë që është dhënë mëngjesin e kësaj të hëne, datë 14 shtator, në shkollën “Edith Durham”.

Edmond Jatagani rezulton se është një prej qytetarëve që merr pjesë shpesh në protestat që zhvillohen në kryeqytet dhe shërbimet e Antiterrorit e kanë identifikuar atë si autor të thirrjeve të vazhdueshme për akte dhune.

Edhe sot, ky shtetas për arsye dhe në rrethana ende të panjohura, ka telefonuar në Sallën Operative të Policisë së Shtetit dhe ka pretenduar se në shkollën “Edith Durham”, në zonën e ish-Bllokut, ishte vendosur bombë.

Lajmet e fundit