Mosbindja civile e Partisë Demokratike të hënën nuk arriti të sjellë ndonjë rezultat të prekshëm politik, duke lënë në hije qëllimin e protestës përballë akteve të dhunshme dhe tensioneve që krijuan shqetësim te qytetarët.
Ndërsa liderët e partisë shpresonin për një demonstrim të fuqishëm kundër qeverisë, ajo që u vu re më tepër ishte frika dhe pasiguria që përshkoi rrugët e kryeqytetit, duke ndikuar jo vetëm kalimtarët e zakonshëm, por edhe gazetarët.
Në disa raste, reporterët u gjendën në situata të rrezikshme, të cilat reflektuan intensitetin e pakontrolluar të protestës.
Një nga momentet më të sikletshme ka ndodhur gjatë një raportimi të drejtpërdrejt nga gazetarja e RTSH. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara, ajo ishte duke bërë një lidhje live, kur një protestues i afrohet në mënyrë të papritur dhe të çuditshme.
Afërsia e tij dhe mënyra agresive me të cilën veproi jo vetëm që e vuri në siklet gazetaren, por edhe e frikësoi.
@gazetatema Protestuesi tremb gazetaren e RTSH-së gjatë raportimit drejtpërdrejt #lajmeshqip #viralvideos #viraltiktokvideo ♬ original sound – Gazeta TemA