spot_img
spot_img

Psikologia shqiptare, pushime në Dubai: Para Shqipërisë është kot fare. Rroftë jugu!

spot_img

Psikologia shqiptare Denisa Hoxha e cila ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ka publikuar një video e cila ka shkaktuar mjaft reagime.

Ajo ndodhet për pushime në Dubai dhe mendon se gjithçka për këtë vend është reklamë, pasi sipas saj nuk mund të krahasohet me jugun e Shqipërisë.

“Kam ardhur me pushime në Dubai, dhe çfarë kanë bërë këta zotërinjtë? Kanë ndërtuar disa grataçela dhe i kanë bërë një reklamë të madhe që thua ti shkon në Dubai dhe kushedi se ku shkon.

Është një budallallëk i madh, pishina, plazhi lënë për të dëshiruar. Po të kisha një flamur shqiptar do e kisha ngritur.

Rroftë jugu i Shqipërisë, rroftë Shqipëria dhe natyra e mrekullueshme që kemi, të gjitha këto janë reklama”, shprehet ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Denisa hoxha (@psikiatri.al)

Lajmet e fundit