13.2 C
Tirana
E enjte, 27 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Pushofsh në paqen e Zotit e shtrenjta jonë” – Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit Sandër Lleshaj

    Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 58-vjeçare.

    Ka qenë vetë ish-ministri Lleshaj i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshkortes së tij, Violeta Lleshaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Ai shkruan se Violeta me ikjen e saj nga jeta la pas pikëllim të thellë në shtëpinë e tyre.

    “Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.

    Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit