spot_img
spot_img

Puthja i jep fund dhe “armiqësisë” së shoqërisë mes Luizit dhe Kiarës jashtë BBV, ja ç’ka ndodhur

spot_img

Mbrëmë Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar.

Teksa prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët.

Në këngë i është bashkuar edhe Luizi. E gjtha kjo situatë e krijuar në kuadrin e lojës, përfundoi me diçka të vërtetë siç ishte puthja e dyshes.

Pas kësaj situata ndryshoi edhe në Instagramin e dyshes. Nëse deri dje Kiara dhe Luizi nuk ndiqeshin, menjëherë pas puthjes njerzit e besuar që menaxhojnë llogaritë e tyre kanë shtuar njëri-tjetrin në këtë rrjet social. Madje ata kanë shtuar edhe videot dhe puthjen nga dasma.

Instagrami i Kiarës menaxhohet nga shoqja e saj Liesa Haxhiasllani, ndërsa Instagrami i Luizit, siç ka treguar ai, menaxhohet nga shoqja e tij.

Duke qenë se më herët ata nuk ndiqeshin në Instagram dhe postimet ku shfaqej Luizi dhe Kiara bashkë ishin shumë të rrala, në rrjet lindën dyshimet se shoqëria e tyre ishte kundër kësaj romance, por duket se pas puthjes janë “dorëzuar” edhe ata.

Lajmet e fundit