spot_img
spot_img

“Qëndroni të qetë” – Edi Rama u premton banorëve që iu dogj shtëpia: Pallati do të rindërtohet 100%, nga vetë ndërtuesi

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar pasditen e së martës në kryeqytet, ku flakët e zjarrit përpinë një nga pallatet e kompleksit “Arlis”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se pallati i dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, edhe pse të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin”, tha ai.

Reagimi i plotë:

Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin!

Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara

Lajmet e fundit