28.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Quajti tekstet e tij banale, Don Xhoni i kthehet Sinan Vllasaliut: Ato që s’i ke arritur me vite, i kam bërë 22-vjeç

    Reperi Don Xhon ka reaguar pas deklaratave të këngëtarit Sinan Vllasaliu duke i hedhur kështu më shumë benzinë zjarrit.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, pa përmendur emra por duke lënë të kuptohet se ky reagim është piëkrisht për këngëtarin, Don Xhon shkruan se ai ka arritur rekorde të cilat artisti ka vite në skenë dhe nuk i ka arritur.

    Heshtje gjithandej! Krejt këto rekorde që po i thyej qysh s’po ju vjen marrë mu krahasu masnej. Ato që si keni mrri me vjet jam tu i thy me 22  vjet bebe, jam tu a q* rekordet rënd. Pranoje ose jo senet shihen, njerëzit flasin. Këto janë fakte, hala kam me jep shumë e me ju bind çdo dit e më shumë o dashamirët e mi. Urime ky vit i ri e ishalla veq hajër e gëzime”, shruan ai.

    Ndërkohë, kujtojmë se në një intervistë të dhënë Vllasaliu tha për Don Xhonin se: Nuk e njoh këtë çunin. Kam dëgjuar tekstet, ato tekste banale nuk i kam shkruar unë. Nëse ke një fjalor të tillë se kam bërë unë por ti, ti merre përgjegjësinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit