spot_img
spot_img

Qytetet europiane më të shrenjta për t’u vizituar këto kohë

spot_img

Sipas një raporti vjetor nga Post Office Travel Money – i cili mori në konsideratë koston e përgjithshme të udhëtimit, duke përfshirë pijet, vaktet, akomodimin në hotel me tre yje për dy netë, shëtitjet dhe transportin e qytetit – Venecia dhe Amsterdami janë qytetet më të shrenjta europiane për t’u vizituar.

Rritja e kostove të akomodimit ka kontribuar në rritjen e kostove në këto qytete. Kostot e akomodimit u rritën me 20% në 15 nga 20 qytetet e anketuara, megjithatë pati një rritje më të madhe në Amsterdam (104%), Barcelonë (67%) dhe Paris (62%).

Megjithatë, kostoja e të ngrënit në restorant ka rënë në gjysmën e qyteteve të anketuara. Mesatarja e vakteve për dy persona në Athinë është më e lira, €45 kundrejt €162 në Stokholm – më e shtrenjta.

Eksperiencat kulturore në Dubrovnik janë më të shtrenjtat: vizitat në muze, galeri dhe vende historike kushtojnë €66.

Qytete të tjera të shtrenjta janë edhe Dublini, Kopenhagen dhe Parisi. Qytetet më të lira janë Athina dhe Lisbona.

Lajmet e fundit