20.5 C
Tirana
E martë, 28 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

    Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar publikisht gjendjen e Ilir Meta, duke u shprehur se është ndjerë i tronditur nga një foto e fundit e tij.

    I ftuar në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH, Gjoni tha se Meta duket i stresuar dhe i goditur nga situata që po kalon.

    Sipas tij, nuk është e nevojshme që Meta – apo çdo përfaqësues tjetër që nuk paraqet rrezik për hetimet, të mbahet në kushte të tilla si kafazi, sidomos kur hetimet kanë përfunduar. Ai shtoi se kjo gjendje reflektohet edhe në pamjen e tij fizike, duke shprehur keqardhje për situatën.

    “Unë jam shokuar kur kam parë foton e Metës dhe personalisht ndjejë keqardhje që e shoh në këtë fazë dhe në këtë gjendje. Duket që është i stresuar dhe që ka ngrënë një kolpo të fortë e cila po transmetohet edhe përmes fytyrës. Nuk e kuptoj aspak domosdoshmërinë e një kafazi jo vetëm për Metës por për çdo përfaqësues i cili nuk paraqet një rrezikshmëri të madhe për procesin gjyqësor, hetimet kanë mbaruar”, u shpreh Gjoni.

    Ai thekson se Ilir Meta nuk është thjesht një person i zakonshëm, por një figurë që ka mbajtur poste kyçe si president, kryeministër dhe kryetar Kuvendi, pra një nga aktorët më të rëndësishëm të tranzicionit politik në Shqipëri gjatë dekadave të fundit.

    Sipas Gjonit, mënyra se si po trajtohet Meta nuk është vetëm çështje personale apo ligjore, por mund të krijojë një precedent për të ardhmen.

    “Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar kuvendi, një nga figurat më ë le të themi domethënëse politike të 2030 viteve të fundit në politikën shqiptare, por Nga ana tjetër është edhe një proces i cili jo vetëm reflekton denigrim politik të një figure politike, por edhe përgatit një precedent për figurat e ardhshme. Pra, çfarë do ndodhte nesër nëse Edi Rama arrestohet? Do të trajtohet me të njëjtin etalon matës, do të trajtohet me ë të njëjtën mënyrë? Se kjo është pyetja sot”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit