15.5 C
Tirana
E martë, 14 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama iu premton gjelin e detit edhe këtë Vit të ri pensionistëve

    Kryeministri Edi Rama njoftoi se edhe këtë fundvit, do të ketë një shpërblim për pensionistë, të cilët do të marrin 5 mijë lekë të reja në fillim të dhjetorit.

    Gjatë një bashkëbisedimi me gratë dhe vajzat e Kamzës, kreu i Qeverisë tha se kjo nuk është një ndihmë shumë e madhe për pensionistët, por i lehtëson diçka në fund të vitit.

    “Në vitin 2023 do të kemi dyfishin e buxhetit të vitit 2013. Kemi shumë më tepër buxhet për të mbrojtur njerëzit nga kjo goditje e tretë.

    Nuk është e lehtë për ta përballuar siç mund të ishte njëra apo tjetra. Ishte një lloj ndjesie që ja iku dhe kjo dhe do përmirëoheshin.

    Por ndodhi kjo. Duhet të fokusohemi tek mbrojtja e atyre që janë më të dobët. Prandaj kemi rritur dy herë pagën minimale këtë vit. Paga minimale do shkojë në 360 mijë lekë të vjetra, mbase dhe në 380 mijë lekë në fazën e dytë të vitit tjetër.

    Në fillim të dhjetorit do i japim një suport tjetër prej 50 mijë lekësh secilit. Nuk është shumë por është një shumë që ata e kanë pasur dhe do e kenë sërish këtë vit. I lehtëson dhe i jep një buzëqeshje të fundvitit” deklaroi Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit