spot_img
spot_img

Rama ndan këngën e bërë për të nga një qytetar: Nuk jam as hero as mbret, thjesht dhashë jetën për vendin tim

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të mërkure në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, një video e cila në dukje është një këngë e punuar me inteligjencë artificiale, shoqëruar e mbishkrimin e postimit të një qytetari të cilin e ka cilësuar si të panjohur bujar.

“një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama. Teksa më tej ka bashkëngjitur edhe atë që është shkruar nga “i panjohuri bujar”, i cili ndër të tjera ka shkruar: “Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit”.

Ndërsa në teksitn e këngës degjohet të thuhet se vendi është gjëja e parë që i shkon në mendje Ramës dhe se qytetarët nuk i shohin betejat në prapaskenë vetem shkëlqimin në skenë. “Nuk jam as hero as mbret, thjesht dhashë jetën për vendin tim”, thuhet në njërin prej vargjeve.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë

***Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos

@mr.elprofe

Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit.

Jo për t’i bërë lajka. Jo për të bindur askënd.

Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij.

Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.

Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira.

Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte. As që nuk janë bërë gabime.

Por për sqarim:

Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997.

Nuk jam as i shitur. As i blerë.

Dhe nuk mbështes verbërisht askënd.

Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë.

Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.

E di që do shahem.

Por s’ka problem.

Sepse në fund të fundit:

I shari shan. I mençuri mendon.

I Carried The Storm

Lajmet e fundit